Joveski: Punojmë në sigurimin e dëshmive për rastin me vajzën gjashtëvjeçare, ende nuk e kemi marrë raportin nga obduksioni
- Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski sot deklaroi se Prokuroria po punon në sigurimin e dëshmive për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:27, 30 mars, 2023
Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski sot deklaroi se Prokuroria po punon në sigurimin e dëshmive për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Joveski theksoi se ende nuk i kanë marrë rezultatet nga obduksioni, por se janë dëgjuar dsia persona për të cilët Prokuroria konsideron se kanë njohuri të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti.
"Prokurori publik nga Prokuroria kompetente në Manastir i ndërmori masat e domosdoshme dhe siguroi dëshmi lidhur me vdekjen e vajzës. Prokuroria ende nuk e ka marrë protokollin nga obduksioni i kryer. Në të njejtën kohë Prokuroria punon në sigurimin edhe të dëshmive tët jera", tha Joveski pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Vajza gjashtëvjeçare vdiq javën e kalaur në spitalin e Manastirit, ndërsa dje në Manastir dhe Shkup u mbajtën protesta me të cilat u kërkua ndriçimi i plotë i rastit. ab/