Javën e ardhshme do të jetë e njohur nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore
- Javën e ardhshme do të jetë e njohur nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore, mjeteve për higjienë dhe ushqimit për foshnje. Përfaqësues të tregtarëve dhe distributorëve sot kanë realizuar takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe kanë dhënë propozime të tyre, të cilat në mënyrë shtesë do të analizohen.
- Post By Besnik Shuki
- 14:45, 14 shkurt, 2025
![Javën e ardhshme do të jetë e njohur nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore](https://mia.mk/images/20250214144549_big_730x400_75.webp )
Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Javën e ardhshme do të jetë e njohur nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore, mjeteve për higjienë dhe ushqimit për foshnje. Përfaqësues të tregtarëve dhe distributorëve sot kanë realizuar takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe kanë dhënë propozime të tyre, të cilat në mënyrë shtesë do të analizohen.
"Tregtarët dhe distributorët dhanë porpozime dhe vërejtje të tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës në mënyrë shtesë do t'i analizojë. Në takimin u dakordua vendimi përfundimtar që të miratohet gjatë javës së ardhshme", informuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Në takimin kanë marrë pjesë ministri i Ekonomisë edhe Punës, Besar Durmishi, zëvendësi i tij, Marjan Ristevski, drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Vllatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.
Pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe dy bojkoteve të qytetarëve, të martën, Qeveria në Seancë do ta obligojë Ministrinë e Ekonomisë për të përgatitur Propozim-vendimi për kufizimin e bruto marzhës në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe në tregtinë me pakicë të një pjese të produkteve themelore ushqimore, mjeteve për higjienë dhe ushqimit për foshnje.
Me Propozim-vendimin duhej të përfshiheshin produktete themelore ushqimore të 73 grupeve të njëjta të produkteve, të cilat ishin në shportat paraprake, por edhe detergjentet, ushqimi për foshnje dhe produktet tjera joushqimore, ku është vërejtur marzhë shumë e ulët, e janë pjesë e nevojave themelore të qytetarëve.
Vendimi i tillë bazohej në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit shtetëror të tregut, sipas të cilit te tregtarët me pakicë u konfirmua se ka mbi 20 për qind të produkteve themelore ushqimore dhe mbi 30 për qind marzhë tek mjetet për higjienë, ndërsa tek importuesit dhe distributorët janë evidentuar marzhe më të larta, të cilat shkojnë madje edhe deri 50 për qind. bsh/
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës