• e martë, 11 mars 2025

Janë arrestuar katër persona nga organizata kriminele në Kretë për tregti me foshnja dhe adoptime ilegale

Janë arrestuar katër persona nga organizata kriminele në Kretë për tregti me foshnja dhe adoptime ilegale

Athinë, 14 gusht 2023 (MIA) - Masë paraburgimi u është caktuar katër nga tetë të arrestuarve në ishullin grek Kretë për organizatën kriminele e cila ka keqtrajtuar gra so dhuruese të vezoreve apo nëna surrogate, për mashtrime të pacientëve përmes fertilizimebe të rrejshme in vitro dhe për ndërmjetësim gjatë adoptimeve ilegale të foshnjave, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Organizata kriminele u asgjësua javën e kalaur, ndërsa të arrestuarit dje u nxorën para gjykatësit hetues në Kretë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, mes të arrestuarve është edhe një mjek, pronar i një klinike private për riprodhim të asistuar.

Siç kumtoi MIA javën e kaluar, nga policia greke kumtuan se nga dhjetori 2022, janë evidentuar së paku 182 raste të eksploatimit të grave me heqje të vezoreve dhe nënave surrogat, ndërkaq u zbuluan mbi 400 raste të mashtrimeve përmes fertilizimeve të rrejshme in vitro.

Organizata kriminele ka vepruar përmes regrutimit të grave nga Kreta, Selaniku, por edhe nga jashtë, të cilat kanë pasur rol ndërmjetësues dhe kanëq enë të angazhuara për gjetjen e grave, shtetase të huaja, të cilat janë në gjendje të ndjeshme, në mëynrë që t'i shfrytëzojnë si dhuruese të vezoreve apo nëna surrogat për "klientët" e organizatës nga e mbarë bota, përkatësisht çiftet të cilat nuk mund të kenë fëmijë apo çifteve të gjinisë së njejtë të cilët ligjërisht nuk i përbushin kushte për adoptim. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR