Janë akredituar 2.000 gazetarë për ta ndjekur varrimin e Papa Françeskut
- Dy mijë gazetarë nga mediume të ndryshme mbarë botën janë akredituar të raportojnë për ngjarjet e lidhura me varrimin e Papa Françeskut, njoftoi ANSA. Ata janë plotësim i 500 gazetarëve të cilët i mbulojnë ngjarjet lidhur me Vatikanin për mediume të ndryshme në botë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:24, 23 prill, 2025

Vatikan, 23 prill 2025 (MIA) - Dy mijë gazetarë nga mediume të ndryshme mbarë botën janë akredituar të raportojnë për ngjarjet e lidhura me varrimin e Papa Françeskut, njoftoi ANSA. Ata janë plotësim i 500 gazetarëve të cilët i mbulojnë ngjarjet lidhur me Vatikanin për mediume të ndryshme në botë.
Për sigurinë gjatë varrimit janë angazhuar 2.000 policë.
Në bazilikën "Shën Pjetri" sot njerëzit vazhdojnë me homazhe për Papën.
Sipas organeve të rendit, në ceremoninë me bartjes së arkivolit e trupin e Papa Françeskut nga rezidenca "Santa Maria" e deri te bazilika, ku procesioni do të vazhdojë deri të premten në ora 19:00 sipas kohës lokale, kanë marrë pjesë rreth 20.000 njerëz.
Një orë pas përfundimit të shërbesës, të premten në ora 20:00 do të mbahet rituali i mbylljes së arkivolit të Papës, e atë përsëri do ta udhëheq kardinali Kevin Farell. bsh/
Foto: EPA