Disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Holandë
- Disa persona, përfshirë edhe një polic, janë plagosur pas një sulmi me thikë në qytetin holandez Hofdorp që ndodhet në perëndim të aeroportit Shiphol, raporton transmetuesi publik belg në gjuhën holandeze, VRT.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:35, 21 maj, 2025
Bruksel, 21 maj 2025 (MIA) - Disa persona, përfshirë edhe një polic, janë plagosur pas një sulmi me thikë në qytetin holandez Hofdorp që ndodhet në perëndim të aeroportit Shiphol, raporton transmetuesi publik belg në gjuhën holandeze, VRT.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione për një ose dy të vdekur, por policia holandeze ende nuk i ka konfirmuar këto pretendime dhe nuk jep asnjë informacion për gjendjen e të plagosurve.
Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, policia mëngjesin e sotëm ka marrë njoftim se "diçka po ndodh" në një shtëpi në Hofdorp, pas së cilës disa policë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
"Morëm njoftim për një incident me therje me thikë në rrugën "Fani Blankers-Kenlan" në Hofdrop rreth orën 6:00 të mëngjesit. Disa autoambulanca dhe një ekip mjekësor mobil janë në vendngjarje. Hetimet për incidentin janë në zhvillim e sipër", njoftoi policia e Holandës Veriore në platformën X.
Sipa dëshmitarëve okularë "pesë autoambulanca" janë larguar bosh nga shtëpia ku ka ndodhur incidenti.
Portali holandez NH njofton se brenda dhe përreth shtëpisë janë gjetur “një numër i madh i personave të plagosur”, por policia “ende nuk mund të thotë asgjë për natyrën e plagëve”.
Sipas informacioneve të mediave, polici i plagosur është dërguar në spital, ndërsa në makinën e tij të policisë janë vërejtur gjurmë gjaku. Dëshmitarët pretendojnë se gjurmë gjaku ka edhe në rrugën përpara shtëpisë.
Shtëpia është bllokuar dhe rreth saj janë vendosur perde të zeza, ndërsa është duku u zhvilluar hetimi forenzik.
Deri tani ende nuk dihet nëse ndonjë person është arrestuar lidhur me sulmin, për të cilën ende nuk ka detaje. qa/
Foto: X