Kina i bëri thirrje SHBA-së të heqë dorë nga zhvillimi i sistemit antiraketor global
- Kina shprehi shqetësim për shkak të projektit amerikan për ndërtim të mburojës antiraketore "Kupola e artë" dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë dorë nga zhvillimi dhe sistemimi i saj, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhian.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:04, 21 maj, 2025
Pekin, 21 maj 2025 (MIA) - Kina shprehi shqetësim për shkak të projektit amerikan për ndërtim të mburojës antiraketore "Kupola e artë" dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë dorë nga zhvillimi dhe sistemimi i saj, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, dje kumtoi se është zgjedhur projekti arkitektonik për sistemin për mbrojtje antiraketore "Kupola e artë" me qëllim që SHBA-ja të mbrohet nga kërcënimet e jashtme, prëderisa sistemi do të jetë gati deir në vitin 2029 dhe do të kushtojë 175 miliardë dollarë.
Tramp saktësoi se pakoja buxhetore të cilën republikanët për momentin po e përpunojnë në Kapitol Hill do të prëfshijë 25 miliardë dollarë për fillim të ndërtimit të sistemit për mbrojtje antiraketore, dhe se shpenzimet e prëgjithshme për projektin do të jenë rreth 175 miliardë dollarë, edhe pse mund të jenë shumë më të mësha. ab/
Foto: МIА arkivi