• e shtunë, 18 janar 2025

Izraeli publikoi një listë me 95 të burgosur palestinezë që duhet të lirohen të dielën

Izraeli publikoi një listë me 95 të burgosur palestinezë që duhet të lirohen të dielën

Jerusalem, 18 janar 2025 (MIA) - Autoritetet izraelite i publikuan emrat e 95 të burgosurve palestinezë që planifikojnë t'i lirojnë të dielën, në kuadër të shkëmbimit të parë të të burgosurve në kuadër të marrëveshjes për armëpushim me Hamasin.

Ministria izraelite e Drejtësisë kumtoi se të burgosurit nuk do të lirohen para orës 16 me orën lokale të dielën (15 sipas zonës kohore të evropës qëndrore).

Mediat izraelite njoftojnë se në mesin e 95 palestinezëve që do të lirohen të dielën shumica janë gra, një pjesë e madhe e të cilave u arrestuan pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi dje marrëveshjen me Hamasin për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë.

Marrëveshja duhet të miratohet edhe nga qeveria izraelite, pas së cilës ajo duhet të hyjë në fuqi nesër.

Si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes, e cila do të zgjasë gjashtë javë, Hamasi ra dakord të lirojë 33 pengje, mes të cilëve fëmijë, gra, përfshirë gra ushtare dhe burra mbi moshën 50 vjeç.

Në këmbim të pengjeve, Izraeli do të lirojë 95 të burgosur palestinezë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR