• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli kërkon nga GJND ta hedhë poshtë kërkesën e RJA për tërheqje nga Rripi i Gazës

Izraeli kërkon nga GJND ta hedhë poshtë kërkesën e RJA për tërheqje nga Rripi i Gazës

Hagë, 17 maj 2024 (MIA)  - Izraeli sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) e mbrojti ofensivën ndaj Rafas, duke theksuar se vepron në vetëmbrojtje kundër luftëtarëve të Hamasit dhe kërkoi nga gjykatësi që ta hedhin poshtë kërkesën e Afrikës Jugore që të urdhërohet tërheqje nga Rripi i Gazës. 

Përfaqësuesi i Ministrisë izraelite të Drejtësisë, Gilad Noam e vlerësoi rastin e Afrikës Jugore, i cili e akuzon Izraelin për shkelje të Konventës për gjenocid si "plotësisht të ndarë nga faktet dhe rrethanat". 

RJA dje kërkoi nga IJC ta urdhërojë Izraelin që ta ndërpresë operacionin ushtarak në Rripin e Gazës dhe menjëherë t'i tërheqë trupat nga enklava.

Para marrjes në pyetje të Izraelit dhjetëra protestues proizraelitë ptotestuan para IJC-së, duke treguar fotografi të pengjeve të cilat Hamasi i kidnapoi më 7 tetor të vitit të kaluar dhe kërkuan lirimin e tyre. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR