Iran: Raundi i tretë i bisedimeve amerikano-iraniane do të mbahet nesër në Muskat
- Raundi i tretë i negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit do të mbahet pasnesër në kryeqytetin e Omanit, Muskat, me pjesëmarrje të ndërmjetësuesve, kumtoi mbrëmë zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Kazem Garib Abadi.

Teheran, 21 prill 2025 (MIA) - Raundi i tretë i negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit do të mbahet pasnesër në kryeqytetin e Omanit, Muskat, me pjesëmarrje të ndërmjetësuesve, kumtoi mbrëmë zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Kazem Garib Abadi.
"Ne nuk do të negociojmë për të drejtën e Iranit për të pasuruar uraniumin dhe se pasurimi i uraniumit është një nga linjat tona të kuqe. Irani nuk aspiron drejt armës bërthamore dhe pasurimi i uraniumit në vendin tonë kryhet për qëllime paqësore. Takimet e ekspertëve dhe teknikëve do të mbahen në mënyrë indirekte në Muscat të mërkurën këtë javë. Do të thotë, ne për momentin jemi duke përcaktuar parimet e përgjithshme të negociatave", tha Abadi.
Ai shtoi se gjatë raundit të mëparshëm me SHBA-në është arritur një mirëkuptim i ndërsjellë për dispozitat e përgjithshme të marrëveshjes për programin bërthamor iranian. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s