• e hënë, 23 dhjetor 2024

India po përgatit kandidaturën për nikoqire të Lojërave Olimpike në vitin 2036

India po përgatit kandidaturën për nikoqire të Lojërave Olimpike në vitin 2036

Nju Delhi, 25 maj 2024 (MIA) - Autoritetet indiane formuan ekip profesionist me detyrën që të grumbullojë informacione për specifikat e organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive dhe ta përgatisë Indinë si nikoqire e mundshme e Lojërave Verore Olimpike dhe Paraolimpike në vitin 2036, deklaroi sot kryeministri Narendra Modi në intervistë për kanalin televiziv News18.

Sipas kryeministrit indian, grupi i punës do t'i vizitojë Lojërat Olimpike Verore për të Rinj në Senegal në vitin 2026, si dhe olimpiadën e shahut, Lojërat Botërore në plazh dhe ngjarje të tjera. 

"Formova ekip dhe u thash të shkojnë si vëzhgues në të gjitha këto ngjarje dhe t'i mësojnë hollësitë. Duhet t'i zhvillojmë burimet njerëzore", tha kryeministri indian.

Modi në tetor të vitit të kaluar i publikoi planet e vendit të tij që të kandidohet si nikoqire në Olimpiadën 2036, duke theksuar se India do të bëjë përpjekje maksimale që ta marrë organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në suaza botërore. 

Meksika, Indonezia dhe Polonia gjithashtu janë në mesin e kandidatëve për nikoqire të Olimpiadës në vitin 2036. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR