• e premte, 27 shtator 2024

Ibrahimoviq i ndihmoi Piolit në stërvitjen e Milanit në prag të ndeshjes në Ligën e kampionëve kundër Njukasëll

Ibrahimoviq i ndihmoi Piolit në stërvitjen e Milanit në prag të ndeshjes në Ligën e kampionëve kundër Njukasëll

Milano, 18 shtator 2023 (MIA) - Ish sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviq ka marrë pjesë në stërvitjen e "rosonerëve" para ndeshjes së xhiros së parë nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Njukasëll, njofton "MilanPress.it".

Suedezi i ndihmoi trajnerit të Milanit, Stefano Pioli gjatë stërvitjes.

Ibrahimoviq këtë verë paralajmëroi pensionim. Milani ishte klubi i tij i fundit, ndërsa gjatë karrierës ai ka luajtur edhe për Malmen, Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, PSZh-në, Mançester Junajted dhe Los Anxhelos Galaksi.

Milano do të luajë kudër Njukasëll në Milano m fillim në ora 18:45. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR