• e diel, 20 tetor 2024

Ibrahimoviç ndoshta nuk do të luajë për Milanin deri në fund të sezonit

Ibrahimoviç ndoshta nuk do të luajë për Milanin deri në fund të sezonit

 Milano, 25 prill 2023 (MIA) - Zlatan Ibrahimoviç mund të mungojë  deri në fund të sezonit.  Sulmuesi i Milanit është ndjerë i parahatshëm gjatë nxehjes para një zëvendësimi të mundshëm në ndeshjen e Serie A të luajtur të dielën kundër Leçe (2:0). Menjëherë pas kësaj, Ibrahimoviçi u largua nga dhoma e zhveshjes, duke çaluar nga masazhatori i klubit.

Sipas mediave italiane, ekziston mundësi që Zlatani të mos luajë për Milanin deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi në pjesën e këmbës nën gju. 

Këtë sezon, Ibrahimoviç ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A për Milanin dhe shënoi një gol.

 Sulmuesi 41-vjeçar e luajti ndeshjen e parë të sezonit madje në shkurt, sepse nga filimi i sezonit po rikëmëmbej nga një dëmtim në gju.  Ibrahimoviç më pas mori një lëndim gjatë pushimit repezentues në mars dhe ishte jashtë terrenit për një muaj. ar/

 


 

 


 

 


Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR