• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hungaria do të transportojë emigrantët ilegal te selia e KB-së në Bruksel

Hungaria do të transportojë emigrantët ilegal te selia e KB-së në Bruksel

Budapest, 6 shtator 2024 (MIA) - Qeveria hungareze sot e përsëriti qëllimin e saj të transportojë emigrantë ilegal në Bruksel me qëllim që ta detyrojë Bashkimin Evropian të ndalet me dënimin për shkak të politikave kufizuese për azil.

Në qershor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i urdhëroi Hungarisë të paguajë 200 milionë euro gjobë për shkeljen e rregullave për azil të BE-së dhe një milionë euro plotësuese në ditë derisa nuk e harmonizon politikën e saj me të drejtën e BE-së.

Sekretari shtetëror Bence Retvari deklaroi në Budapest se BE-ja dëshiron ta detyrojë Hungarinë të pranojë emigrantë ilegalë, por Hungaria do t'u ofrojë emigrantëve "udhëtim falas në një drejtim deri në Bruksel".

"Nëse Brukseli dëshiron emigrantë ilegal, Brukseli mund t'i ketë", tha ai.

Do të jetë një transport i organizuar me autobus nga kufiri jugor i Hungarisë me Serbinë deri te selia e BE-së në Belgjikë.

BE-ja e kritikoi Budapestin se i ka detyruar njerëzit të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të udhëtojnë te ambasadat e saj në Serbi dhe Ukrainë për të aplikuar për dokumenta udhëtimi, që i shkel rregullat e BE-së për azil.

Qeveria e Viktor Orban kumtoi se do ta padisë BE-në për shkak të gjobave dhe do të kërkojë dëmshpërblim për, siç thotë, miliarda euro të harxhuara për mbrojtjen e kufijve, duke përfshirë edhe rrethojat nga teli i mprehtë në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR