• e martë, 02 korrik 2024

Hezbollahu iu kërcënua Izraelit: Do të marrin shuplakë nëse e përhapin konfliktin

Hezbollahu iu kërcënua Izraelit: Do të marrin shuplakë nëse e përhapin konfliktin

Bejrut, 20 janar 2024 (MIA) - Funksionari i lartë i Hezbollahut, Naim Kasem, paralajmëroi se Izraeli do të pësojë pasoja të rënda nëse e përhap konfliktin përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.

"Nëse Izraeli vendos ta përhap agresionin e vet, do të marrë një shuplakë të vërtetë si përgjigje", deklaroi përfaqësuesi i grupit militant libanez, të përkrahur nga Irani.

Sipas tij, çdo kthim i stabilitetit në kufi varet nga ndërprerja e agresionit në Gazë, shkruan "Tajms of Izrael".

"Armiku duhet të dijë se Hezbollahu është i gatshëm, se po përgatitemi sipas parimit se mund të ndodh agresion i pafund, njëlloj siç vullneti ynë për t'iu përgjigjur agresionit është i pafund", tha Kasem. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR