• e hënë, 23 dhjetor 2024

IDF ka marrë dritë të gjelbër për fazën e tretë, përfundimtare të luftës në Gazë

IDF ka marrë dritë të gjelbër për fazën e tretë, përfundimtare të luftës në Gazë

 Tel Aviv, 2 korrik 2024 (MIA) - Korporata Transmetuese Izraelite njoftoi se lidershipi politik i vendit i ka dhënë dritë të gjelbër ushtrisë këtë muaj që gradualisht të kalojë në fazën e tretë, përfundimtare të luftës kundër Hamasit në Gazë.

 Transmetuesi shton se vendimi është marrë ndër të tjera për shkak të tensionit në frontin verior me qëllim që të shmanget përhapja e luftës.

 Sipas burimit, faza e tretë do të përfshijë forcat e mbetura izraelite në korridoret Necarim dhe Filadelfia, si dhe në vende të tjera në Rripin e Gazës, për të bërë presion ndaj lëvizjes Hamas nëse nuk arrihet marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve.

 Korporata Transmetuese e Izraelit shpjegoi se drita e gjelbër do t'i mundësojë armatës të vazhdojë operacionin ushtarak, por në një formë tjetër.

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli është afër fundit të fazës së eliminimit të aftësive ushtarake të lëvizjes Hamas dhe do të vazhdojë ta shkatërrojë.

 Ndërkohë, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç, ka bërë thirrje për vendosjen e administratës ushtarake mbi Rripin e Gazës, sepse beson se pushtimi i Rripit do të pengojë kthimin e Hamasit dhe rivendosjen e aftësive të tij ushtarake.

 Në një takim me anëtarët e partisë së tij të Zionizmit Fetar, Smotriçi tha se ishte plotësisht kundër ndalimit të luftës pa u arritur qëllimet e përcaktuara të shpallura nga qeveria izraelite, raportoi Al Xhezira Ballkans.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR