• e enjte, 04 korrik 2024

Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është absolutisht vendimtar

Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është absolutisht vendimtar

Beograd, 2 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, deklaroi se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se SHBA po ndihmon në atë proces sepse.

"Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe derisa evropianët nuk duan ta shohin Serbinë mes tyre, në strukturat e tyre, ata duan që Serbia t'i zgjidhë ose të paktën t'i zgjidhë problemet e saj para se të hyjë në BE", theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së pavarësisë amerikane për magazinën "Diplomacy & Commerce".

Në deklaratën se pikëpamjet e tij ndonjëherë ndryshojnë nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë për njohjen e mundshme nga Serbia të Kosovës, si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill theksoi se atë që evropianët po bëjnë në këtë drejtim, ata po e bëjnë siç duhet, dhe kjo është të përpiqemi të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Para se gjithash, do të thotë ulje e tensioneve, por veçanërisht nënkupton edhe idenë e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështjet. Do të thotë, normalizimi i asaj që e kërkon BE-ja. Duke parë më tej, mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se nëse mund të kesh, siç e quajnë evropianët "normalizim" që është themelor, e gjerë dhe ligjërisht e detyrueshme, mund të ndërtoni një platformë shumë të fortë në të cilën do të ndërtoni punë tjera", theksoi Hill. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR