• e hënë, 01 korrik 2024

Hetim për armëmbajtje pa leje

Hetim për armëmbajtje pa leje

Shkup, 7 prill 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Veles miratoi Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për vepër penale - përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Siç kumtoi PPRMV, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Melnicë, komuna e Çashkës, policia ka gjetur një sasi të madhe armësh dhe municioni - tre pistoleta gjysmë automatike dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për të dyshuarin është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

PTHP Veles vazhdon të veprojë dhe të ndërmarrë veprime për verifikimin e dyshimeve për ryshfet zgjedhorë në lidhje me këtë të dyshuar dhe një person tjetër në Veles tek i cili gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR