Hendbollistët e Maqedonisë kundër favoritit Hungaria i fillojnë ndeshjet në KB 2025
- Reprezentacioni i hendbollit të RMV-së sonte do të përballet me Hungarinë në paraqitjen e saj të parë në Kampionatin Botëror 2025.
- Post By Melahat Baftija
- 09:24, 15 janar, 2025

Varazhdin, 15 janar 2025 (MIA) - Reprezentacioni i hendbollit të RMV-së sonte do të përballet me Hungarinë në paraqitjen e saj të parë në Kampionatin Botëror 2025.
Të përzgjedhurit e Kirill Llazarov mbrëmë e kanë realizuar stërvitjen e fundit para fillimit të Botërorit dhe të përgatitur e presin duelin kundër favoritëve hungarezë.
Ndeshjja do të luhet në Varazhdin me fillim në ora 20:30.
Pritet në Kroaci të udhëtojjnë mijëra pjesëtarë të "Falangës", e cila do ta mbështesë Maqedoninë në përpjekjen që të befasohet rivali i fuqishëm.
Paraprakisht në ora 18:00 në ndeshjen e parë të grupit D do të luajnë Holanda dhe Guinea.
Plasman në Fazën kryesore të grupeve do sigurojnë tre reprezentacione të tabelës. mb/
Foto: FHM