• e martë, 06 gusht 2024

Helikopterët edhe sot intervenojnë ndaj zjarreve në Ohër, Pecakov optimist se gjatë ditës zjarri mbi fshatin Kosel do të shuhet

Helikopterët edhe sot intervenojnë ndaj zjarreve në Ohër, Pecakov optimist se gjatë ditës zjarri mbi fshatin Kosel do të shuhet

Ohër, 5 gusht 2024 (MIA) - Dy helikopterë që nga mëngjesi i sotëm veprojnë në zonat e djegura në veri të Ohrit, duke marrë ujë nga liqeni dhe duke shuar zjarret mbi fshatrat Kosel dhe Openicë.

Nga ajri është vepruar edhe dje gjatë gjithë ditës, me helikopterë dhe tre aeroplanë er traktorë.

Në terren kanë dalë edhe Ekipe të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Ndërmarrjeve publike komunale, Filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” si dhe popullata lokale në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret.

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov pret që sot të shuhet zjarri mbi fshatin Kosel.

Rreth vendeve më kritike është bërë një brez i mekanizuar që të parandalohet përhapja e flakëve nga kreshtat e mbuluara me bimë me kërcell të ulët deri në pyjet me pisha.

“Situata me zjarrin në Ohër sot është e mirë falë aktiviteteve të ndërmarra për shuarje nga toka dhe ajri të cilat vazhdojnë tutje. Duhet sot të përfundojmë ose ta vendosim plotësisht nën kontroll", thekson Pecakov.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza dje është vepruar në afërsi të Ilinska Pllaninës, si dhe në katër pikat mbi fshatrat Kosel-Rasinë-Openicë-Vapila.

Foto: NjTKZ Ohër

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR