• e hënë, 08 korrik 2024

Hamas: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është e drejtë e tij natyrore dhe i merituar

Hamas: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është e drejtë e tij natyrore dhe i merituar

Gazë, 14 prill 2024 (MIA) - Lëvizja Hamas sot kumtoi se sulmi iranian ndaj Izraelit ka qenë "përgjigje natyrore dhe e merituar" për bombardimin e konsullatës në Damask.

"Ne në Hamas e shohim operacionin nga Republika Islamike Iran si përgjigje natyrore dhe të merituar ndaj krimit me sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjen e disa udhëheqësve të Gardës revolucionare", thuhet në kumtesën e Hamasit, njoftojnë mediumet britanike.

Irani gjatë natës ka kryer sulm ndaj Izraelit për shkak të, siç thonë, sulmit izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask më 1 prill, të cilin Izraeli e mohon. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR