• e premte, 05 dhjetor 2025

Gill: BE-ja do të reagojë në mënyrë adekuate edhe për doganat eventuale reciproke amerikane

Gill: BE-ja do të reagojë në mënyrë adekuate edhe për doganat eventuale reciproke amerikane

Bruksel, 12 mars 2025 (MIA) – BE-ja do të reagojë në mënyrë adekuate për shpalljen eventuale të doganave reciproke nga ana e SHBA-së, të cilat do të ishin përgjigje për masat të cilat sot i ndërmori Unioni pas hyrjes në fuqi të doganave amerikane për import të çelikut dhe aluminit, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Siguri Ekonomike, Tregti, Shërbime Financiare dhe Dogana, Olof Gil. 

 “Shumë qartë e bëmë të ditur se ne do të reagojmë nëse SHBA-ja i realizon kërcënimet e saj për vendosjen e doganave për importin e çelikut dhe aluminit nga BE-ja dhe reaguam. Shumë qartë themi edhe se SHBA-ja duhet të përmbahet nga doganat reciproke, ndërsa nëse i vendosin do të përgjigjemi shpejtë dhe fuqishëm, siç bëmë edhe sot”, tha Gill. 

Sipas tij, me vendimin e sotëm për përgjigje për doganat amerikane, BE-ja ka treguar se është e vendosur të reagojë shpejtë, fuqishëm dhe në mënyrë adekuate në përputhje me rregullat e saj dhe me rregullat e Organizatës Botërore Tregtare. 

 “Ajo është qasja të cilën do ta ruajmë dhe për çfarëdo lloj masa të ardhshme të cilat do të na vendoseshin padrejtësisht”, shtoi Gill. 

Ai potencoi se BE-ja sot nuk ka vendosur dogana reciproke ndaj SHBA-së, por vetëm është përgjigjur për vendimet e marra nga ana e Administratës së presidentit amerikan Donald Tramp. “Ajo që ndodhi sot në mëngjes nuk ka lidhje me dogana reciproke. Sot ndodhi vendosja e doganave për të gjithë importin e produkteve nga çeliku dhe alumini në SHBA, duke përfshirë edhe nga BE-ja dhe ne vetëm e dhamë përgjigjen e Unionit për këto masa”, tha Gill. 

Si përgjigje e hyrjes së sotme në fuqi të doganave prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian në SHBA, Komisioni Evropian sot vendosi një varg të kundërmasave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR