• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kanadaja paralajmëroi tarifa për disa produkte të caktuara amerikane

Kanadaja paralajmëroi tarifa për disa produkte të caktuara amerikane

Otava, 12 mars 2025 (MIA) – Kanadaja nga nesër vendos tarifa për produkte të caktuara amerikane, si përgjigje ndaj tarifave “të pajustifikuara dhe të paarsyeshme” të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp për çelikun dhe aluminin.

"Tarifa prej 25 për qind do të vendosen për importet amerikane me vlerë 29,8 miliardë dollarë kanadezë", deklaroi ministri kanadez i financave Dominik Leblank.

Kjo vlen veçanërisht për kompjuterët, pajisjet sportive dhe produktet prej gize.

Sot ka hyrë në fuqi rritja amerikane e tarifave për 25 për qind për çelikun dhe aluminin kanadez.

Komisioni Evropian njoftoi se do të aplikojë tarifa "proporcionale" për një sërë produktesh amerikane nga 1 prilli, në përgjigje të rritjes së tarifave amerikane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR