Erdogan: Turqia është një nga epiqendrat e "diplomacisë paqësore"
- – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk është vetëm burim i qëndrueshmërisë në rajonin e saj, por edhe një nga epiqendrat e “diplomacisë paqësore”.
- Post By Fitore Curri
- 16:15, 12 mars, 2025

Ankara, 12 mars 2025 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk është vetëm burim i qëndrueshmërisë në rajonin e saj, por edhe një nga epiqendrat e “diplomacisë paqësore”.
Erdogani në takimin e grupit të tij parlamentar Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) tha se rajoni i Lindjes së Mesme po kalon përgjatë një procesi të vështirë të tensioneve dhe luftërave, si dhe pjesët tjera të botës, duke theksuar se Turqia po bën përpjekje të kontribuojë për paqen dhe drejtësinë jashtë kufijve të saj, informon Anadolu.
“Si Turqi, punojmë në vendosjen e klimës së paqes e cila siguron besim dhe paqe në të gjitha anët e botës, veçanërisht vendeve të shtypura”, tha Erdogani. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s