• e martë, 02 korrik 2024

Gutereshi bëri thirrje për armëpushim afatgjatë në Gazë dhe lirimin e të gjitha pengjeve

Gutereshi bëri thirrje për armëpushim afatgjatë në Gazë dhe lirimin e të gjitha pengjeve

Nju Jork, 28 nëntor 2023 (MIA)- Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh sot e përsëriti thirrjen e tij për ndërprerje afatgjate të zjarrit dhe lirimin e të gjitha pengjeve të cilët i mbajnë ekstremistët palestinez në Gazë.

Në deklaratën e dhënë para Ditës ndërkombëtare të solidaritetit me popullin palestinez, Gutereshi vlerësoi se palestinezët vuajnë në "një prej kapitujve më të errët" në historinë e tyre.

Gutereshi përsëri i dënoi sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor që i shkaktoi luftën e pestë dhe më vdekjeprurëse në Gazë, por shtoi se "ajo nuk mund ta arsyetojë dënimin kolektiv për popullin palestinez".

Ai bëri thirrje për "ndërprerje afatgjate të zjarrit, qasje të pakufizuar për ndihmë, lirimin e të gjithë pengjeve, mbrojtjen e civilëve dhe fund i thyerjeve të të drejtave humanitare ndërkombëtare".

Izraeli dhe Hamasi palestinez islamik që qeverisë me Gazën u morën vesh këtë mëngjes ta vazhdojnë ndërprerjen e përkohshme të zjarrit për dy ditë dhe planifikojnë këmbim të pengjeve të cilët i mbajnë ekstremistët dhe të burgosurit palestinez në burgjet izraelite.

Liderët izraelitë, megjithatë kërcënuan se do e vazhdojnë luftën për shkatërrimin e Hamasit pasiqë të përfundojë lirimi i pengjeve. ss/

Foto: arkivi  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR