• e hënë, 23 dhjetor 2024

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Për gjashtë muaj Qeveria e Kosovës ka miratuar vetëm 15 për qind të projekt-ligjeve të planifikuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Për gjashtë muaj Qeveria e Kosovës ka miratuar vetëm 15 për qind të projekt-ligjeve të planifikuara

Prishtinë, 2 korrik 2024 (MIA) - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot kumtoi se Qeveria e Kosovës ka miratuar tetë nga 52 projekt-ligje të planifikuara për miratim në gjysmën e parë të vitit 2024, respektivisht "vetëm 15 për qind nga plani është plotësuar". Instituti njofton se Qeverisë i mungon strategji e qartë dhe konsekuente.

Shtohet se është problematike që propozimet ligjore të dala nga aktvendimi i Gjykatës kushtetuese, Plani kombëtar dhe Programi qeveritar për periudhën 2021-2025 nuk janë përfshirë në Programin legjislativ.

“Këto projektligje janë thelbësore për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Mospërfshirja e tyre reflekton mungesë përkushtimi ndaj reformave strukturore dhe prioriteteve të qeverisë. Kjo mangësi e përsëritur tregon paaftësi në zbatimin e politikave publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes dhe aftësinë për të adresuar nevojat e qytetarëve. Për më tepër, kjo neglizhencë mund të shkelë standardet demokratike dhe të zbehë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”, thuhet në raport.

Instituti kumtoi se ka disa ministri që nuk kanë miratiuar ligje në afatet e planifikuara në Programin legjislativ, e ato janë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Instituti vlerësoi se Qeveria e Kurtit nuk i ka plotësuar "premtimet kyçe" dhe se e ka anuluar zbatimin e aktvendimeve të Gjykatës kushtetuese. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR