• e mërkurë, 03 korrik 2024

Katërmbëdhjetë të vdekur nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Egjipt

Katërmbëdhjetë të vdekur nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Egjipt

 Kajro, 2 korrik 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën kur një ndërtesë trekatëshe u shemb në qytetin jugor egjiptian të Asiut, deklaroi sot guvernatori i qytetit Esam Saad. 

 Trupat u nxorrën nga rrënojat gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pasi ndërtesa u shemb.

 "Gjashtë persona u shpëtuan dhe u transferuan në spital", tha Saad.

 Mirëmbajtja e dobët e ndërtesave të vjetra dhe shkeljet e rregulloreve të ndërtimit janë shpesh arsye për shembjen e ndërtesave të banimit në Egjipt. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR