Guardiola për rastin me 115-të kundërvajtjet ndaj Sitit: Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti
- Pep Guardiola shpreson se rasti me 115 akuzat kundër Mançester Sitit mund të mbyllet.
- Post By Fami Bajrami
- 12:45, 24 gusht, 2024
Mançester, 24 gusht 2024 (MIA)- Pep Guardiola shpreson se rasti me 115 akuzat kundër Mançester Sitit mund të mbyllet.
Në shkurt 2023, Premier liga e akuzoi klubin për shkelje të ndryshme të rregullave financiare në sezonin 2009/10 deri në sezonin 2017/18.
Më parë u bë e ditur se një komision i pavarur për të studiuar shkeljet e klubit do të fillojë punën në mes ose në fund të shtatorit.
"Më vjen mirë që puna e komisionit do të fillojë së shpejti dhe shpresoj që gjithçka të përfundojë. Me gjithë zemër dëshiroj që ky komision i pavarur të njoftojë atë që ka ndodhur dhe ta pranojmë një herë e gjithmonë. A do të ndikojë kjo situatë te ekipi? Për këtë flitet tashmë 3 apo 4 vite”, deklaroi trajneri i Mançester Sitit.
Mançester Siti gjithashtu ka paraqitur kërkesë të veçantë kundër Premier ligës dhe po e padit për rregullat e reja financiare.
Foto: EPA