Mediat: Lojtari më i mirë i Lionit para transferimit te Mançester Siti
- Lojtari më i mirë i skuadrës së Lionit të Francës, 21-vjeçari Rajan Çerki mund ta vazhdojë karrierën e tij te Mançester Siti, bënë të ditur sot mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 18:05, 2 qershor, 2025
Londër, 2 qershor 2025 (MIA) - Lojtari më i mirë i skuadrës së Lionit të Francës, 21-vjeçari Rajan Çerki mund ta vazhdojë karrierën e tij te Mançester Siti, bënë të ditur sot mediat britanike.
Mesfushori i Lionit ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe 20 asiste, gjë që ka rezultuar gjithashtu në një thirrje debutuese nga trajneri i Francës, Didier Deshamp për turneun përfundimtar të Ligës së kombeve. Franca do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinale më 5 qershor, ndërsa një ditë më parë Gjermania dhe Portugalia do të luftojnë për një vend në finale.
Çerki vjen nga akademia e të rinjve të Lionit ku kontrata e tij me klubin francez skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas mediave britanike, Mançester Siti do të duhet t'i paguajë Lionit rreth 40 milionë euro kompensim për transferimin e Çerkit.
FOTO: EPA