Konseisao largohet nga Milani
- Gjiganti italian në futboll, skuadra e Milanit kumtoi mbrëmë se i jep fund bashkëpunimit me trajnerin portugez Serhio Konseisao i cili mori drejtimin e klubit në dhjetor të vitit të kaluar.
- Post By Fami Bajrami
- 09:33, 30 maj, 2025
Milano, 30 maj 2025 (MIA) - Gjiganti italian në futboll, skuadra e Milanit kumtoi mbrëmë se i jep fund bashkëpunimit me trajnerin portugez Serhio Konseisao i cili mori drejtimin e klubit në dhjetor të vitit të kaluar.
"Milani dhe Serhio Konseisao nuk do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku sezonin e ardhshëm", theksohet në kumtesën e Milanit.
Sipas mediave italiane, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit është Masimiliano Allegri, ish trajneri i Juventusit i cili ka drejtuar madje Milanin nga periudha e vitit 2010 deri në vitin 2014.
Milani e përfundoi sezonin në Serinë A në vendin e tetë dhe nuk arriti të sigurojë vend në garat evropiane të klubeve. rq/
Foto: EPA