• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy të vdekur në Francë gjatë festimeve të fitores së PSZH-së në Ligën e Kampionëve

Dy të vdekur në Francë gjatë festimeve të fitores së PSZH-së në Ligën e Kampionëve

Paris, 1 qershor 2025 (MIA) - Një person është vrarë në jug të Francës gjatë festimeve pas fitores së djeshme të Pari Sen Zhermenit ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, kumtoi sot policia franceze, transmetoi DPA. 

Një i ri u godit me thikë për vdekje në qytetin Daks, në jug të Bordos, përderisa një turmë njerëzish festonte fitoren në Mynih, theksoi një zëdhënëse e policisë.

Rrethanat e sakta të incidentit për momentin mbesin të paqarta, transmeton agjencia gjermane.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi për një tjetër vdekje të dhunshme gjatë festimeve. Sipas mediave lokale, një grua në një skuter u godit nga tifozë me automobil në Paris dhe ka ndërruar jetë. 

Gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë festimeve të fitores së PSZH-së në të gjithë Francën, u lënduan rreth 192 persona, nga të cilët 22 ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe shtatë zjarrfikës, sipas vlerësimeve të Ministrisë, transmeton DPA.

Të paktën 559 persona janë arrestuar gjatë trazirave gjatë natës, shumica e tyre në Paris.

PSZH fitoi në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 5:0 për trofeun e tyre të parë në këtë garë. ls/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR