• e premte, 28 qershor 2024

Gllavçev: Do t'ua përkujtoj liderëve evropianë se cilat janë kushtet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Gllavçev: Do t'ua përkujtoj liderëve evropianë se cilat janë kushtet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Pres që Maqedonia e Veriut t'i respektojë marrëveshjet dhe rikujtoj kolegët evropianë se çfarë angazhimesh janë marrë më 18 korrik 2022 kur është miratuar Korniza negociuese dhe cilat janë Udhërrëfyesit për pranimin e vendit në BE, deklaroi kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev me arritjen e tij në ditën e parë të Samitit të BE-së sot në Bruksel.

"Në dhjetor 2023 kjo ishte pak më konkrete dhe fokusi u vendos në ndryshimet kushtetuese. Kohëve të fundit dëgjojmë deklarata nga liderët e partive, por edhe nga drejtuesit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut se ndryshime të tilla nuk do të ketë", tha Gllavçev.

Ai theksoi se do t'i informojë liderët evropianë se cila është gjendja dhe çfarë deri tani është miratuar lidhur me këtë çështje.

I pyetur nëse Bullgaria ka biseduar me Greqinë për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, kryeministri bullgar deklaroi se për momentin nuk është folur për diçka të tillë, por kjo nuk përjashtohet në të ardhmen.

"Për mua është e rëndësishme të tregoj se cili është qëndrimi bullgar i cili është edhe qëndrim evropian", deklaroi Gllavçev duke shtuar se për momentin ai si qëllim ka të rikujtojë kolegët evropianë se çfarë po ndodhë, sepse për Bullgarinë kjo është një temë e rëndësishme.

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR