• e hënë, 01 korrik 2024

Gjykata supreme e Izraelit e anuloi ligjin kontestues për reforma në jurisprudencë

Gjykata supreme e Izraelit e anuloi ligjin kontestues për reforma në jurisprudencë

Jerusalem, 2 janar 2024 (MIA) - Gjykata supreme e Izraelit dje e anuloi ligjin kundërthënës të miratuar nga qeveria djathtiste e kryeministrit Benjamin Netanjahu, me të cilin u hoqën një pjesë e autorizimeve gjykatës së lartë dhe shkaktoi protesta në tërë vendin.

Ligji i miratuar në korrik ishte pjesë e reformës më të gjerë gjyqësore të propozuar nga Netanjahu dhe koalicioni i tij i partnerëve të toj fetarë dhe nacionalistë, që shkaktoi ndarje të të thellë në Izrael dhe shqetësim për parimet demokratike të vendit mes aleatëve perëndimorë. Ligji mënjanoi një, por jo të gjitha veglat që i ka Gjykata supreme për heqje të vendimeve të qeverisë dhe ministrave.

Në vendimin e Gjykatës supreme ceket se ligji kontestues e ka privuar gjykatën nga mundësia për të ndërmarrë masa kundër vendimeve "joadekuate" të qeverisë, kryeministrit apo ministrave individual.

Për anulim të ligjit votuarn tetë nga 15 gjykatës, thuhet në kumtesën gjyqësore.

Partia Likud e Netanjahut e kritikoi kohën e vendimit, duke thënë se është për "keqardhje që Gjykata supreme vendosi ta ripërtërijë aktvendimin e vet... përderisa ushtarët nga ana e djathtë dhe e majtë luftojnë dhe i rrezikojnë jetët e tyre në luftë".

"Vendimi i gjykatës është në kundërshtim me dëshirën e popullit për unitet, posaçërisht në kohë të luftës", shtojnë nga partia.

Deputetët nga opozita e lavdëruan vendimin.

Gjykata supreme në rezymenë e vendimin të vet tha se shumica e gjykatësve vendosën ta anulojnë ligjin, sepse kjo seriozisht do ta dëmtojë demokracinë izraelite. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR