• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Gjorgjievski-Le Rigoler: Prezantohet vizioni për zhvillimin afatgjatë të Shkupit, i bazuar në politika të qëndrueshme dhe standarde evropiane

Gjorgjievski-Le Rigoler: Prezantohet vizioni për zhvillimin afatgjatë të Shkupit, i bazuar në politika të qëndrueshme dhe standarde evropiane

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi një takim pune me ambasadaorin e Francës në vend Kristof Le Rigoler, në të cilën u vendos vizioni për zhvillimin afatgjatë në kryeqytet, i bazuar në politika të qëndrueshme, standarde evopiane dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar.  

Siç informoi shërbimi për shtyp në Qytetin e Shkupit, biseda u fokusua edhe në përmirësimin e mëtejmë të partneritetit me qytetin vëllazëror Dizhon, si dhe në hapjen e mundësive të reja për projekte dhe iniciativa të përbashkëta me interes për qytetarët e Shkupit.

"Ambasadorit i propozova vizionin për zhvillimin e Shkupit, i cili bazohet në një strategji rë qartë, politika afatgjata dhe parime të forta të qëndrueshmërisë. Gjithashtu, biseduam për thellimin e bashkëpunimit me qytetin vëllazëror Dizhon", thekso Gjorgjievski pas takimit. 

Ai ka nënvizuar se Shkupi synon integrimin e plotë të standardeve evropiane në rritjen ekonomike, zhvillimin kulturor dhe politikat e gjelbra, ndërsa ambasadori Le Rigoler ka shprehur gatishmërinë e Francës për të ndarë përvoja dhe iniciativa që mund të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në kryeqytetin tonë.

"E theksuam edhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim hapjen e mundësive të reja për partneritete dhe projekte afatgjata. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të kontribuojë që Shkupi të vazhdojë të zhvillohet si një qytet modern evropian, që ofron zgjidhje inovative dhe mbetet i hapur ndaj botës", theksoi Gjorgjievski. qa

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR