• e hënë, 08 korrik 2024

Gjermania vitin e ardhshëm do ta ulë ndihmën për refugjatët

Gjermania vitin e ardhshëm do ta ulë ndihmën për refugjatët

Berlin, 26 shtator 2023 (MIA) - Gjermania planifikon që vitin e ardhshëm ta përgjysmojë ndihmën federale që ua ndan shteteve për mbulimin e shpenzimeve për pranim dhe integrim të refugjatëve. Një lëvizje e tillë është pjesë e masave për uljen e buxhetit për shkak të inflacionit enorm pas shumë vitesh konsum të lartë.

Më shumë se një milionë njerëz kanë kërkuar strehim në Gjermani nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, ndërsa mbështetja për kujdesin e tyre ka bërë që 16 shtete në vend të kërkojnë më shumë mjete federale për mbulimin e shpenzimeve të refugjatëve.

Berlini të hënën  i informoi vendet se do të ndajë më së shumti 1,7 miliardë euro për mbështetje për shpenzimet e refugjatëve në vitin 2024, ndërsa këtë vit për atë qëllim janë ndarë 3,75 miliardë euro. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR