• e martë, 24 dhjetor 2024

Lami në takim të parë me Berbok; Qeveria e re dëshiron t'i rivendos marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, por nuk kërkon të kthehemi në Union

Lami në takim të parë me Berbok; Qeveria e re dëshiron t'i rivendos marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, por nuk kërkon të kthehemi në Union

Berlin, 7 korrik 2024 (MIA) - Shefi i ri i diplomacisë britanike, Dejvid Lami, menjëherë pas emërimit në funksion, sot e ka vizituar Berlinin, ku bisedoi me kolegen e tij gjermane, ministren e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, pas çka në rrjetin X publikoi se Qeveria e re laburiste e Britanisë së Madhe dëshiron rivendosje të marrëdhënieve me BE, por nuk kërkon që Britania e Madhe përsëri të kthehet në Union.

"Koha është që t'i rivendosim marrëdhëniet tona me miqtë dhe aleatët tanë evropianë. Për këtë shkak jam në Gjermani, për vizitë time të parë si ministër britanik të Punëve të Jashtme. Së bashku me Analena Berbok do të ballafaqohem me kërcënimet e përbahskëta dhe do ta përkrah Ukrainën", ka shkruar Lami në rrjetin "X".

Lami deklaroi se Britania e Madhe nuk do t'i bashkangjitet sërish tregut të vetëm ose Unionit doganor, por se së bashku mund të bëjnë shumë.

Pas takimit me kolegun britanik, Berbok deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është partner dhe mik i afërt i Gjermanisë dhe e theksoi gatishmërinë që në samitin e NATO-s si temë të jetë bashkëpunimi me Britaninë e Madhe, me qëllim që përforcimit të mbrojtjes evropiane.

"Krahas kësaj, ne duhet të punojmë së bashku në politikën klimatike ndërkombëtare dhe të tentojmë ta qetësojmë konfliktin në Lindjen e Afërt me zgjidhje me dy shtete, izraelitë dhe palestinezë", tha Berbok. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR