• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën gjashtë të lënduar në ditën e parë të garës me dema në Pamplona

Të paktën gjashtë të lënduar në ditën e parë të garës me dema në Pamplona

Pamplona, 7 korrik 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë lënduar në ditën e parë të garës së sivjeme me dema në Pamplona, Spanjë, kumtuan sot mjekët.

Një person u lëndua në kokë, ndërsa pesë të tjerët me mavijosje në trup, deklaroi për RTVE, zëdhënësi i shërbimit shëndetësor lokal.

Disa të lënduar janë hospitalizuar. Çdo ditë deri më 14 korrik, qindra njerëz janë në gjueti pas gjashtë demave, prej të cilëve disa peshojnë mbi 600 kilogramë, e pas disave nëpër rrugicat e Pamplonës deri në arenë. 

Demat pastaj i vrajnë matadorët në arenë. Gjatë garës në shtegun e gjatë 875 metra, çdo vit lëndohen dhjetëra garues, prej të cilëve shumica burra të rinj. Prej vitit 1924 deri tani ka pasur 16 raste të vdekjes, ndërsa i fundit ishte në vitin 2009.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve i quajnë garat me dema "mizori mesjetare". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR