• e diel, 06 tetor 2024

Borel: Orban përfaqëson vetëm Hungarinë, jo BE-në, në samitin e vendeve turkofone në Azerbajxhan

Borel: Orban përfaqëson vetëm Hungarinë, jo BE-në, në samitin e vendeve turkofone në Azerbajxhan

Bruksel, 7 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian (BE), Zhozep Borell, e ka kujtuar kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili po merr pjesë në samitin e Organizatës së vendeve turkofone, se ai përfaqëson vetëm vendin e tij, jo BE-në.

Hungaria kryeson me këtë organizatë gjashtë muajt e ardhshëm, theksoi Beta.

Borel theksoi në deklaratën e djeshme se pjesëmarrja e Orbanit në samitin joformal të Organizatës së vendeve turkofone në qytetin e Azerbajxhanit Shusha, më 5 dhe 6 korrik, është ekskluzivisht në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Hungarisë dhe kësaj organizate.

Paralajmërimi pasoi pas një paralajmërimi të ngjashëm të lëshuar të premten në lidhje me vizitën e Orbanit në Moskë, e cila gjithashtu nxiti vlerësimin e Borelit se Orban, vendi i të cilit kryeson me BE-në, nuk kishte marrë një mandat nga BE-ja për të vizituar Rusinë, duke theksuar se Brukseli përjashton kontaktet zyrtare me Moskën.

Pas paralajmërimit të fundit nga Brukseli, drejtori politik i Orbanit në rrjetin social X me ironi pyeti nëse kanë të drejtë të darkojnë apo duhet të marrin një mandat nga Këshilli i BE-së për këtë.

Organizata e vendeve turkofone është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet turqishtfolëse. Është themeluar si Këshill i Shteteve Turkofone në vitin 2009 nga Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Turqia. Hungaria u bë anëtare vëzhguese në vitin 2018.

Sipas Orbanit, organizata, e afërt me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, është një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit Lindje-Perëndim, tha një nga bashkëpunëtorët e Orbanit në rrjetin X. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR