Gjermania tani për tani nuk planifikon njohje të "shtetit të Palestinës", por është e fokusuar në zgjidhjen me dy shtete
- Gjermania nuk planifikon në afat të shkurtë njohje të shtetit të pavarur palestinez dhe në vend të kësaj do të vazhdojë ta mbështesë strtaegjinë për zgjidhje me dy shtete, kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:10, 25 korrik, 2025
Berlin, 25 korrik 2025 (MIA) - Gjermania nuk planifikon në afat të shkurtë njohje të shtetit të pavarur palestinez dhe në vend të kësaj do të vazhdojë ta mbështesë strtaegjinë për zgjidhje me dy shtete, kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
"Siguria e Izraelit është me rëndësi të madhe për Qeverinë gjermane. Prandaj edhe tani nuk kemi plane për ta njohur Palestinën", u cek në kumtesën zyrtare.
"Njohja e Palestinës konsiderohet fazë përfundimtare në procesin për zgjidhje me dy shtete", shtoi zëdhënësi. ab/
Foto: arkivi