• e martë, 02 korrik 2024

Gjermania i lejon Ukrainës të përdorë armët e dërguara nga Berlini kundër caqeve ushtarake në Rusi

Gjermania i lejon Ukrainës të përdorë armët e dërguara nga Berlini kundër caqeve ushtarake në Rusi

Berlin, 31 maj 2024 (MIA) - Qeveria gjermane i ka lejuar Ukrainës të shfrytëzoje armët e dorëzuara nga Gjermania kundër caqeve ushtarake në Rusi, publikoi sot në Berlin zëdhënësi qeveritar, Shtefen Hebestrajt, njofton DPA.

Gjatë javëve të fundit, Ukraina u ka bërë shtypje mbështetësve të saj për të marrë leje për të përdorur armët e furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar forcat ruse në territorin rus. Disa vende, duke përfshirë dhe SHBA-në, kanë ndërmarrë tashmë hapa të ngjashëm për t'i dhënë Ukrainës më shumë liri për të përdorur armët e furnizuara nga perëndimi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR