• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy punonjës humanitarë e humbën jetën në sulmin ndaj një autokolone në RD të Kongos

Dy punonjës humanitarë e humbën jetën në sulmin ndaj një autokolone në RD të Kongos

Butembo, 2 korrik 2024 (MIA) - Dy të punësuar në agjencinë humanitare britanike "Tearfund" e humbën jetën në sulmin ndaj autokolonës së tyre që udhëtonte përmes provincës Kivu verior, në pjesën lindore të RD të Kongos, lajmëroi agjencia pa dhënë hollësi të tjera.

Autokolona u sulmua pas arritjes në qytetin Butembo. Provinca Kivu verior është e pasur me resurse natyrore, për ç'shkak shumë grupe të armatosura luftojnë për kontroll mbi rajonin.

Gjendja e tillë vetëm e thellon krizën humanitare për të cilën madje 2,7 milionë njerëz në këtë krahinë duhej të zhvendoseshin.

Sulmin ndaj autokolonës e konfirmuan edhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shtuan se në të janë djegur pesë automjete, por nuk kumtojnë kush është prëgjegjës për incidentin. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR