• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjeneralët britanikë, francezë dhe ukrainas në takim për mbështetje të Ukrainës

Gjeneralët britanikë, francezë dhe ukrainas në takim për mbështetje të Ukrainës

Londër, 1 prill 2025 (MIA) - Përfaqësues të lartë ushtarakë britanikë, francezë dhe ukrainas do të mbajnë takim në ditët në vijim për t'i dhënë "impuls real" përpjekjeve për të përforcuar sigurinë e Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik, Kir Starmer.

Takimi, i cili ka për qëllim të shqyrtojë fazat e ardhshme të planifikimit të detajuar ushtarak, u dakordua gjatë një bisede telefonike midis Starmerit dhe presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Takimi vijon pas takimit të oaradokohshëm në Paris të të a.q. "koalicioni i të përgatiturve", i cili përfshin vendet evropiane që mbështesin Ukrainën.

"Liderët u dakorduan se ekziston përparim real në mbështetjen afatgjate për sigurinë e Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik.

Në një kumtesë të veçantë, Zelenski theksoi se e çmon pozicionin e Britanisë së Madhe në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë.

"Nevojitet presion i fortë për të penguar Rusinë nga përhapja e luftës. Kjo është edhe më me rëndësi tani, kur Moska po tallet me përpjekjet e partnerëve tanë për të çuar përpara procesin e paqes", deklaroi Zelenski.

Ndërkohë, Kremlini kumtoi se Rusia dhe SHBA-ja po shqyrtojnë opsionet e mundshme për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR