• e enjte, 27 qershor 2024

Gjendet drogë në Shtip, arrestohen tre persona

Gjendet drogë në Shtip, arrestohen tre persona

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë sot arrestuan tre persona nga Shtipi pasi që gjatë bastisjes në shtëpi janë gjetur dhe marrë marihuanë, peshojë digjitale dhe lëndë të tjera me mbetje nga një materie me ngjyrë të bardhë.

"Sot në ora 00:30 në Shtip, nëpunës policorë Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shtip i kanë privuar nga liria I.V. (34), S.I. (29),  dhe 22 vjeçaren V.D., të gjithë nga Shtipi. Gjatë bastisjes së shtëpisë së I.V., e kryer me urdhër gjyqësor, në të cilën kanë qenë të pranishëm S.I. dhe V.D. dhe i mituri, janë gjetur dhe sekuestruar substancl ngjyrë e bardhë, terezi dixhitale dhe sende tjera me mbetje të substancës ngjyrë të bardhë" kumtuan nga MPB. 

Siç informojnë, I.V. është në mbajtje në stacion policor, për rastin është informuar Prokurori publik, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR