Siljanovska Davkova u takua me admiralin Stjuart Manç, komandant i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti një delegacion të Komandës së bashkuar federale të NATO-s në Napoli, të udhëhequr nga admirali Stjuart Manç, i cili me kolegët e tij qëndron në vend me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në takimin kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler.
- Post By Besnik Shuki
- 19:01, 28 mars, 2025

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti një delegacion të Komandës së bashkuar federale të NATO-s në Napoli, të udhëhequr nga admirali Stjuart Manç, i cili me kolegët e tij qëndron në vend me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në takimin kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler.
Siç potencojnë nga Zyra presidenciale, duke e shprehur falënderimin për praninë e tyre në një përvjetor të rëndësishëm për vendin, presidentja Siljanovska Davkova tha se nga dy qëllimet strategjike për të cilat ka pasur konsensus, i pari - NATO është realitet dhe nuk sheh arsye edhe i dyti - BE-ja, të mos realizohet.
Edhe në këtë periudhë të vështirë dhe pikëlluese që po kalojnë qytetarët e Maqedonisë, siç tha, për ne ishte shumë me rëndësi të dimë se nuk jemi vetëm dhe se miqtë tanë, përfshirë NATO-n, janë me ne edhe në momentet më të vështira.
Duke e shprehur ngushëllimin për humbjen e madhe në tragjedinë në Koçan, admirali Manç tha se shteti, por edhe të gjitha vendet tjera të cilat ndihmojnë, e kanë njohur rëndësinë për përgjigje të shpejtë ndaj krizës.
Bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadër të Aleancës, ku admirali Manç shprehu mirënjohjen për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e shumta paqeruajtëse, të cilat e kanë fituar respektin e merituar.
Presidentja shprehu gatishmërinë e Armatës së Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë të jetë pjesë e misioneve të NATO-s për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe globale.
Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkan, dhe të dy u pajtuan se rajoni vazhdon të përballet me sfida të shumta të sigurisë, veçanërisht lidhur me mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën në Republika Sërpska, respektivisht në Bosnje e Hercegovinë.
Duke theksuar se NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë në rajon, admirali Manç në fund tha se sfidat e sigurisë do të tejkalohen më lehtë nëse Aleanca dhe Bashkimi Evropian marrin pjesë së bashku në zgjidhjen e tyre. bsh/
Foto: Kabineti i presidentes