• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjashtë të punësuar në KB janë vrarë në sulmin në një shkollë në Gazë

Gjashtë të punësuar në KB janë vrarë në sulmin në një shkollë në Gazë

Gazë, 12 shtator 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për refugjatët palestinez (UNRVA) njoftoi se gjashtë të punësuar të saj u vranë në sulmin izraelit në një shkollë, me të cilën menaxhon në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi sot Bi-Bi-Si. 

Agjencia për mbrojtje civile të Rripit të Gazës njoftoi se në sulmin e djeshëm në shkollën Al Xhauni në kampin e refugjatëve Nusejrat, janë vrarë 18 persona. 

Armata izraelite njoftoi se ka kryer "goditje të saktë kundër terroristëve", të cilët "kanë planifikuar sulme nga shkolla" dhe se kanë ndërmarrë masa për të parandaluar viktima civilë. 

"Ajo që po ndodh në Gazë është plotësisht e papranueshme. Këto shkelje dramatike të së drejtës humanitare ndërkombëtare duhet të ndalen menjëherë", njoftoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në "X". 

UNRVA-ja theksoi se ky sulm "ka vrarë më shumë punonjës së tyre në një incident" që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit të kaluar. 

Izraeli i dënoi kritikat e Gutereshit. 

"Është e papranueshme që KB-ja të vazhdojë ta akuzojë Izraelin në luftën e justifikuar kundër terroristëve, ndërsa Hamasi vazhdon të shfrytëzojë gratë dhe fëmijët si mburojë njerëzore", tha ambasadori i Izraelit në KB, Deni Danon. 

Edhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme e ka vlerësuar si "plotësisht të papranueshme" vrasjen e gjashtë punonjësve të KB-së në sulmin izraelit në një shkollë. 

"Punëtorët humanitarë asnjëherë nuk duhet të jenë viktima të raketave", njoftoi Ministria në "X", duke shtuar se "lufta izraelite ka përgjegjësi që t'i mbrojë bashkëpunëtorët e KB-së dhe punonjësit humanitarë". qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR