• e mërkurë, 17 korrik 2024

Gerapetritis: BE perspektiva e Maqedonisë së Veriut kalon edhe përmes respektimin besnik të Marrëveshjes nga Prespa

Gerapetritis: BE perspektiva e Maqedonisë së Veriut kalon edhe përmes respektimin besnik të Marrëveshjes nga Prespa

Athinë, 12 maj 2024 (MIA) - Lidhur me Maqedoninë e Veriut, disa herë theksova se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian kalon edhe përmes respektimit besnik të Marrëveshjes së Prespës, tha ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në intervistë për edicionin e së dielës të gazetës "Vradini", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke përkujtoi në qëndrimin e Demokracisë së Re në periudhën kur ishte në opozitë, potencoi se është domosdoshmëri që Marrëveshja nga Prespa të vazhdojë të zbatohet, duke vlerësuar se ky do të jetë edhe qëndrimi i qeverisë së re.

"Kjo Marrëveshje paraqet marrëveshje ndërkombëtare, e cila është mbi çdo ligj të brendshëm dhe duhet të respektohet nga palët dhe gjithsesi nuk lejohet revizion i saj pa marrëveshje të palëve. Në këtë kuptim, vlerësojmë se është domosdoshmëri që Marrëveshja të vazhdojë të zbatohet dhe vlerësoj se ky do të jetë qëndrimi edhe i udhëheqësisë së re politike të Maqedonisë së Veriut, e cila doli pas zgjedhjeve të fundit. Qeveria greke në mënyrë të vazhduar dhe ashpër e ndjek zbatimin e Marrëveshjes", tha Gerapetritis.

Paralelisht me këtë e përsëriti edhe përkrahjen greke për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se "këto shtete duhet të jenë bërthama e Bashkimit Evropian". bsh/

Foto. MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR