• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Gerapetritis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Athinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Rruga drejt Evropës do të duhet të vazhdojë dhe Greqia do të jetë ndër ato vende që do të qëndrojnë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me respektim të demokracisë dhe shtetin e së drejtës dhe me shpresën se Evropa do të bëhet familja e gjerë e të gjitha vendeve, theksoi shefi i diplomacisë greke në deklaratën për televizionin shtetëror ERT pas pjesëmarrjes në Samitin e shefave të vendeve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunimin në Evropën juglindore (PBEJL) në Shkup, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Ministri i Punëve të Jashtme tha se në Shkup përcolli "mesazhin e paqes, solidaritetit dhe miqësisë për të gjitha vendet e Evropës Juglindore", përkujtoi se Greqia ishte një nga vendet "që përshpejtoi ngritjen e Konferencës ndërballkanike", por edhe vend që është mbështetës i fortë i perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor përmes Axhendës së Selanikut të vitit 2003.

"Është e rëndësishme të garantohet kursi evropian i të gjitha vendeve të Ballkanit dhe më gjerë të rajonit në një periudhë sfidash shumë të larta, me dy luftëra në fqinjësinë tonë më të gjerë. Sigurisht, dhe kjo është ajo që theksova në Konferencë, progresi duhet të zhvillohet mbi bazën e parakushteve specifike, të cilat janë formale dhe i referohen respektimit të demokracisë, respektimit të shtetit të së drejtës, respektimit me besnikëri të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe respektimit të vazhdueshëm me gjithçka që lidhet me Bashkimin Evropian, të drejtën ndërkombëtare, si dhe sigurisht respektimin e të drejtave të pakicave", tha shefi i diplomacisë greke në deklaratën për ERT-në. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR