Georg Georgiev, ish-zëvendësi i Ekaterina Zaharieva është shef i ri i diplomacisë bullgare
- Georg Georgiev nga partia GERB e Bojko Borisovit do ta kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë re të Bullgarisë, të cilën do ta kryesojë Rosen Zheljazkov.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:52, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Georg Georgiev nga partia GERB e Bojko Borisovit do ta kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë re të Bullgarisë, të cilën do ta kryesojë Rosen Zheljazkov.
Georgiev ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme prej nëntorit të vitit 2014 deri në janar të vitit 2017, në kohën kur diplomacinë bullgare e kryesonte Ekaterina Zaharieva.
Në zgjehdjet e fundit parlamentare u ugjedh deputet në Kuvendin e 51-të popullor, nga radhët e GERB-it.
Ishte deputet edhe në përbërjet e 43-të, 45-të, 48-të dhe 50-të të parlamentit.
Georg Georgiev, siç është cekur në biografinë e tij në ueb-faqen e parlamentit bullgar, është i lindir më 20 tetor të vitit 1991 në Sofje.
Diplomoi shkenca politike në Universitetin e Sofjes "Shën Klimenti i Ohrit", ndërsa më pas magjistori në konsalting politik.
Georgiev ka të kryer "Programin për prëfaqësues të huaj të posaçëm në fushën e legjislaturës" në Fondacionin korean, "Programi për liderë të huaj" të Departamentit amerikan të Shtetit dhe programit "Liderë të ardhshëm evropianë".
Georg Georgiev ka kryer edhe kursin e Akademisë diplomatike kineze.
Kuvendi popullor i Bullgarisë sot zgjodhi Qeverinë e re, të kryesuar nga Zheljazkov. Me këtë, pas shumë tentimeve në katër vitet e fundit, shtatë cikleve zgjedhore, dhe dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Bullgaria u bë me qeveri të rregullt politike.
"Për" votuan 125 deputetë, "kundër" ishin 114, ndërsa nuk pati të përmbajtur.
Qeveria e Zheljazkovit u mbështet nga deputetët e GERB-SDS, BSP-Partia e bashkaur majtiste dhe Ka një popull të tillë, si dhe nga partia DPS - DPS. ab/
Foto: BTА