• e diel, 05 maj 2024

Gashi: Asnjë pension më i vogël se paga minimale

Gashi: Asnjë pension më i vogël se paga minimale

Shkup, 27 prill 2024

Fushata parlamentare në Maqedoninë e Veriut është duke vazhduar, pas atyre Presidenciale që kanë përfunduar dy ditë më parë.

Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka treguar se koalicioni VLEN, synim e ka mirëqenien e qytetarëve.

Ai gjatë një takim me disa të moshuar ka treguar se pensionet duhet të rriten sa më parë, madje Gashi me bindja ka thënë se asnjë pension nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale.

“Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale.  Të gjithë të tjerët do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe përgatitjes që ata kanë”.

I pari i “Alternativës” ka thënë se çmimet janë rritur tepër në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas tij tashmë është e vështirë te jetohet me pensionet që i marrin aktualisht të moshuarit.

“Shporta e konsumimit është rritur më të madhe. Këto çmime tani më janë të papërballueshme për juve dhe për ata që marrin pensione. Ne synojmë që çdo pension të rritet dhe më këtë të sigurohet një jetë me e mirë për juve dhe gjithë të tjerët”, ka thënë Gashi.


Ndryshimi VLEN!

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR