• e hënë, 13 maj 2024

Filloi shpërndarja e materialit zgjedhor nga shtypshkronja e Manastirit

Filloi shpërndarja e materialit zgjedhor nga shtypshkronja e Manastirit

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - Vijon shpërndarja e fletëvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për më 8 maj, konfirmuan për MIA-n nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Nga shtypshkronja "Kiro Dandaro" në Manastir po shpërndahet materiali zgjedhor në të gjithë vendin, ndërsa nga KSHZ-ja presin që shpërndarja të kompletohet deri në fund të ditës.

"Ekipet janë në terren, gjithsej duhet të shpërndahen rreth 3.600.000 fletëvotime. Deri më tani nuk është evidentuar asnjë problem gjatë shpërndarjes së fletëvotimeve", thonë nga KSHZ-ja.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR