• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fronti evropian: Bilall Kasami po e keqpërdor edhe komunën e Tetovës

Fronti evropian: Bilall Kasami po e keqpërdor edhe komunën e Tetovës

Shkup, 4 maj 2024

Është më se e qartë, se lojërat që po i bën opozita shqiptare janë shumë të ulëta! Abuzimi me pushtetin lokal nuk ka qenë asnjëherë më i madh dhe është shqetësuese se çfarë po bëjnë për ta kamufluar humbjen e madhe që e përjetuan më 24 prill, e që do të thellohet edhe më shumë më 8 maj!

Së fundmi Lëvizja e Bilall Kasamit i ka pamundësuar Frontit Evropian reklamimin në autobusët e qytetit. Edhe atë duke pasur parasysh që këto autobusë janë pronë e ndërmarrjes që e ka themeluar Komuna e Tetovës, pra janë të të gjithë qytetarëve dhe jo të Lëvizjes së Bilall Kasamit.

Lëvizja e Bilall Kasamit po e keqpërdor edhe Komunën e Tetovës por edhe pronën e saj dhe këtë e bën vetëm nga frika e madhe që e kanë ndaj dushit të ftohtë që i pret më 8 maj, fitores së madhe të Frontit Evropian që do të ndodhë në të gjitha anët nga Struga e deri në Likovë.

Vetë rezultati i 24 prillit dëshmoi se tetovarët nuk nënshtrohen dhe se i njohin mirë gënjeshtarët dhe mashtruesit.

Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet e saja, Kasami i ka shndërruar në vegla partiake të cilat i përdorë për qëllime të ulëta të një grupi kriminel që e rrethon atë.

I bëjmë thirrje që menjëherë të reflektojnë pasi që përveç dënimit të qytetarëve, do të përballen edhe me ligjin për të gjitha shkeljet që i bëjnë për interesa të ulëta klanore!

Të mos shpresojnë se partneri i tyre ideologjik, VMRO-DPMNE do i shpëtojë nga këto shkelje ligjore flagrante që po i bëjnë në kontinuitet me pushtetin lokal. Edhe këtë pushtet lokal nuk do e kenë pas 1 viti!

Fronti Evropian, Tetovë

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR